Caktohet një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Malishevë

Caktohet një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë njoftoi të mërkurën se ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj R.P i cili dyshohet për dhunimin e një të miture në Malishevë, raporton KosovaPress.

Prokurori që kërkoi paraburgim për të dyshuarit, tha e i njëjti ka kryer “akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën të mitur”.


Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin, raporton KosovaPress.

“Kemi të bëjmë me vepër penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe i ndikimit në prova”, thuhet në njoftim.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim 30 ditë, dhe do të llogaritet koha prej arrestimit të tij më 4 mars 2025, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video