Një qift bashkëshortor serb është arrestuar dje në Zubin Potok, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete.
Sipas Policisë, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje, ndërsa e dyshuara në strehimore.