Brahimaj: Vizioni i AAK-së për Kosovën Fituese po gjen përkrahje gjithnjë e më të madhe

Brahimaj: Vizioni i AAK-së për Kosovën Fituese po gjen përkrahje gjithnjë e më të madhe

Energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga banorët e Kralanit dhe Rakovinës dëshmon se vizioni i AAK-së për Kosovën Fituese po gjen përkrahje gjithnjë e më të madhe.

Kështu ka shkruar kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet Lahi Brahimaj i cili në listën zgjedhore mban numrin 90 duke shtuar se këto dy vendbanime historike dhanë kontribut të çmuar për liri dhe tani sipas tij shndërrohen në epiqendra të mobilizimit për ndryshim.  


“Këto dy vendbanime historike, me kontribut të çmuar në luftën për liri, sot shndërrohen në epiqendra të mobilizimit për ndryshim. Takimet e ngrohta me bashkëluftëtarët, veprimtarët dhe qytetarët e këtyre fshatrave forcojnë bindjen tonë se projekti 137 është rruga e vetme drejt një Kosove të fuqishme dhe anëtare të NATO-s. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj të palëkundur”, ka shkruar Brahimaj.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video