Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Lahi Brahimaj me numër 90, ka qenë sot pjesë e tubimit madhështor me qytetarët e Malishevës.
Brahimaj ka përkujtuar se Malisheva ka qenë shtëpia e tij e dytë krah për krah me bashkëluftëtarët e tjerë në mbrojtje të atdheut.
“Malisheva, ku historia dhe e ardhmja takohen, dikur ishte shtëpia ime e dytë, kur në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, pata nderin të njoh bashkëluftëtarë trima e guximtarë, krah për krah në istikamet e mbrojtjes së atdheut. Edhe sot u prita nga ta me të njëjtën ngrohtësi e vendosmëri dhe dëgjova zërin e tyre, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar. Ju faleminderit nga zemra, sot e gjithmonë”, ka thënë ai.
Për Kosovën Fituese
Ramush Haradinaj
Lahi Brahimaj
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”