Brahimaj në Gjakovë dhe Klinë: Takimet me qytetarë dëshmojnë se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit

Brahimaj në Gjakovë dhe Klinë: Takimet me qytetarë dëshmojnë se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj mori mbështetje nga qytetarët e Gjakovës dhe Klinës me të cilët zhvilloi takime të mërkurën.

Ai tha se mbështetja e tyre është energji shtytëse për realizimin e projektit kombëtar – anëtarësimit në NATO përmes Planit Aksional.


Brahimaj theksoi se në çdo lagje të Gjakovës dhe në çdo bashkësi lokale të Klinës, vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim.

“Takimet e përzemërta me banorët e lagjeve të Gjakovës; Bllok i Ri, Çarshi e Vogël e Gece, si dhe me bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, dëshmojnë fuqishëm se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit. Bashkë me qytetarët po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, shkroi Brahimaj në Facebook.

Lexo edhe

Video