Brahimaj merr mbështetje nga banorët e fshatrave të Gjakovës

Brahimaj merr mbështetje nga banorët e fshatrave të Gjakovës

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka marrë mbështetje nga banorët e fshatrave të Gjakovës.

“Ndjeva fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale”, shkroi Brahimaj në Facebook, pas takimeve me banorët e fshatrave Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim.


Ai tha se këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit.

“Sot, bashkë me veprimtarët e Aleancës dhe bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese – një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht”, tha Brahimaj.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video