Brahimaj merr mbështetje në Damjan të Gjakovës

Brahimaj merr mbështetje në Damjan të Gjakovës

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka marrë mbështetje nga bashkësia lokale e Damjanit në Gjakovë për të cilën tha se e dëshmoi frymën e pathyeshme të qytetarisë aktive dhe përkushtimin e palëkundur për një Kosovë të fortë.

“Në bisedë të hapur me banorët, ndamë së bashku vizionin për zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe transformimin e zonave rurale në qendra të gjallërimit shoqëror” shkroi Brahimaj në Facebook.


Ai tha se programi për Kosovën Fituese gjeti mbështetje të fuqishme në këtë komunitet vital, që me punë e përkushtim po ndërton të ardhmen.

“Damjani përfaqëson më së miri vlerat e punës, traditës dhe vizionit për përparim – themelet mbi të cilat do të ndërtojmë suksesin e përbashkët”, shtoi Brahimaj.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video