Brahimaj kujton Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun

Brahimaj kujton Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun

Kandidati për deputet i Alenacës për Artdhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka thënë se 28 vjet më parë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë shndërruar në pishtarë të pathyeshëm të lirisë sonë.


Brahimaj ka shkruar në Facebook se sot i kthehen kujtimet e takimeve të para me Zahirin, në ditët kur po hidhnin themelet e organizimit të tyre të shenjtë për liri.

“28 vjet më parë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë shndërruar në pishtarë të pathyeshëm të lirisë sonë. Me guximin dhe vendosmërinë e tyre, na treguan rrugën e vetëmohimit për Atdhe. E kemi për detyrë të mbrojmë e të çojmë përpara idealet për të cilat ata flijuan jetën. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video