Lajme të reja mbi gjendjen shëndetësore të Boves

Lajme të reja mbi gjendjen shëndetësore të Boves

Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove mbetet në kujdesin intensiv për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore. Mesfushori i Fiorentinës, Bove, mbetet në kujdesin intensiv në spitalin lokal Careggi në Firence.


Burime të shumta në Itali, duke përfshirë “Gazzetta” dhe “Corriere dello Sport”, thonë se Bove do t’i nënshtrohet më shumë testeve të zemrës në orët e ardhshme.

Bove ka qenë ‘zgjuar, vigjilent dhe i orientuar’ që nga e hëna, një ditë pas rrëzimit të tij të papritur në fushë gjatë një ndeshje të Serie A midis Fiorentinës dhe Interit në “Stadio Franchi”. Bove u rrëzua në minutën e 17-të dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Careggi.

Lexo edhe

Video