Qytetarët kanë filluar t’i përgjigjen pozitivisht iniciativës “Kosova Bojkoton” për bojkotimin e supermarketeve si shkak i rritjes së çmimeve.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit është bërë thirrje që sot të bojkotohen të gjitha marketet, si shenjë pakënaqësie ndaj çmimeve të larta të artikujve.
Qytetarët vlerësojnë se një nismë e tillë duhet të merret më seriozisht, në mënyrë që sado pak të ketë efekt
Ekipi i KosovaPress ka vizituar disa markete, për çka është vërejtur qarkullim më i dobët i konsumatorëve sot, krahasuar me ditët e tjera.
Të njëjtën e pohojnë edhe nga iniciativa të cilët e kanë organizuar këtë lloj proteste.
Muhamet Tashevci thotë se ka përkrahur iniciativën “Kosova Bojkton”, derisa tregon se sot nuk do të vizitojë asnjë dyqan. Sipas tij, çmimet e gjërave ushqimore elementare kanë pësuar ngritje të madhe.
Çmimet në “qiell”, ankohen qytetarët për shtrenjtimin e perimeve • KosovaPress
Ndërkaq, qytetari Adem Jashari potencon se një nismë e tillë është e qëlluar, porse ai nuk iu përmbajt, duke blerë një produkt vendor.
Sipas tij, iniciativa të tilla bëjnë presion edhe tek pronarët e marketeve, që të ulin çmimet.
Nazif Dema thotë se nuk pati “qare” pa bërë disa blerje, derisa ankohet për çmimet e larta dhe praninë e produkteve serbe.
Ndërkaq, anëtari i iniciativës “Kosova Bojkoton”, Xhevat Kastrati thotë se është vërejtur vetëdijesim i qytetarëve për t’iu përgjigjur pozitivisht thirrjes për bojkot ndaj siç i quan ai mashtrimeve në çmime.
Ai tregon se kanë angazhuar ekipe për të parë sa po gjen zbatim thirrja për bojkot, derisa shton se do të ketë aktivitete të tjera të llojit të tillë.
Kjo iniciativë ka filluar në Kosovë para rreth një muaji, ku të qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor u ftuan t’i bojkotojnë më 31 janar blerjet në disa dyqane të mëdha ushqimore.
Një iniciativë e tillë ka filluar në Kroaci dhe është përhapur në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.