Forca të mëdha policore në Kuvendin e Novi Sadit para zgjedhjes së kryetarit të komunës

Forca të mëdha policore në Kuvendin e Novi Sadit para zgjedhjes së kryetarit të komunës

Një numër i madh i policëve kanë mbërritur në Kuvendin e Novi Sadit të hënën herët në mëngjes, ku sot mbahet seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Aty pritet një protestë e organizuar nga opozita e Novi Sadit.

Që herët në mëngjes, rreth orës 6:30, në ndërtesën e Kuvendit kanë nisur të mbërrijnë efektivë të policisë. Sipas videove të postuara në rrjetin social “X” nga gazetari Zharko Bogosavljeviq, policët ishin të veshur me pajisje të plota në hyrje të parlamentit të qytetit, raporton N1.


Rreth orës shtatë, siç shihet në pamje, makinat e policisë kanë mbërritur para Kuvendit të Novi Sadit. Menjëherë pas kësaj, një grup tjetër oficerësh policie mbërriti në ndërtesën e parlamentit të Novi Sadit.

Vetëm 15 minuta më vonë, siç njoftoi gazetari në llogarinë e tij X, mbërritën edhe makina të tjera policie.

Lexo edhe

Video