Policia dhe Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në Kosovë kanë kërkuar nga qytetarët të shmangin kalimin në pikën kufitare të Jarinjës, pas zhvillimeve të fundit në Serbi.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar sonte në Facebook se rruga në Kralevë të Serbisë është bllokuar nga protestuesit, të cilët nuk po lejojnë qarkullimin e automjeteve.
“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë/ SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër”, thuhet në njoftim.
Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqjen të martën.