Blakaj: Ahmet Isufi me vizion të qartë për të ardhmen

Blakaj: Ahmet Isufi me vizion të qartë për të ardhmen

Lulëzim Blakaj ka shprehur mbështetje të fuqishme për Ahmet Isufin – kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Vota për numrin 40 në listën e Kosovës Fituese – 137, është votë për një intelektual që diplomoi në Fakultetin Filologjik, politikan me integritet të plotë moral, dhe burrë shteti me vizion të qartë për të ardhmen”, shkroi Blakaj në Facebook.

Ai tha se historia e Ahmet Isufit është një histori përkushtimi të palëkundur ndaj Kosovës dhe lirisë.


“Që në moshën 17-vjeçare u bë pjesë e organizimeve për çlirim. Burgu 6-vjeçar nga viti 1983 kur u vu nën pranga nga regjimi jugosllav, vetëm sa e forcoi vendosmërinë e tij”, tha ai.

“Ahmeti me shokë, themelon celulat e UÇK-së në Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë, dhe më pas me trimëri udhëheq Zonën Operative të Karadakut, deri në fitoren përfundimtare. Në periudhën e çlirimit, si shef i G1 në SHP të TMK-së, kontribuoi në ndërtimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës”, shtoi ai.

Blakaj tha se përvoja e gjatë e Isufit në shërbim të atdheut është garanci për një përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve të Kosovës në legjislativin e ardhshëm.

Artikull i sponsporizuar

Lexo edhe

Video