Bizneset nga trojet shqiptare bashkohen në Prekaz

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe Ditës së Hotelerive, ka organizuar një mbrëmje festive, e cila nga tash e tutje do të jetë tradicionale.

Ky tubim, i cili i bëri bashkë shoqata hoteliere nga vendi e rajoni, është theksuar roli dhe kontributi i bizneseve në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka falënderuar të pranishmit që mundësuan organizimin e kësaj mbrëmjeje festive.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka folur mbi rëndësinë e bizneseve për zhvillimin e vendit.

“Kam kënaqësinë që jam sot këtë event për të shënuar këtë integrim ndërshqiptar. Kjo është madhështia e këtij eventi sonte. Përveç se ka simbolikën, ka përmbajtjen. Ka simbolikën, sepse po mbahet në një vend me histori kontibut-dhënëse, ka përmbajtje se bizneset nga të gjitha vendet janë bërë bashkë. Përveç  se ju krijoni bazën ekonomike për shtetet tona, jeni pasqyra më e mirë për shoqërinë shqiptare në përgjithësi”, tha Nura.


“Falënderoj gjithë kryesinë e Odës e veçanërisht kryetarët…Jam i kënaqur me këtë ekip dhe në emër të Skenderaj ju uroj sukses dhe të kaloni sa më mirë me babanë  e muzikës, Afrim Muçiqi”, u shpreh Sogojeva.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është zotur për vazhdimin e mbështetjes për bizneset edhe në të ardhmen.

“Në kohët më të vështira kemi bashkëpunuar me Odën e Hotelierëve, ka qenë iniciativë e kryetarëve të komunës që të përkrahet Oda e Hoteliereve. Jam i kënaqur që për një kohë kaq të shkurtër keni arritur këto suksese, dhe shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin dhe t’i keni krah komunat e Kosovës siç i keni pasur edhe në të kaluarën…Në emër të komunave ju garantoj se një bashkëpunim të sinqertë do ta kemi gjithmonë, sepse interesi është i përbashkët”, tha Ibrahimi.

Një fjalë rasti para të pranishmëve k a mbajtur edhe drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelerisë, Sadik Gashi.

“Sot janë mbi 400 mysafirë, hotelierë të gjithë ku po e mbajmë një festë dhe bashkëpunim me hotelierët, ngjarje e madhe, pasi neve si hotelierë na mungojnë këto që të jemi bashkë. Ne si Odë i mbrojmë interesat, të drejtat dhe fuqitë, kjo na forcon kur jemi bashkë”, tha ai.

Po ashtu në këtë mbrëmje festive pati edhe dhurata me prodhime vendore, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes nga shteti për prodhuesit vendorë, teka të pranishmit me këngët e tyre i argëtuan këngëtarë të njohur si Afrim Muçiqi. Pjesë e kësaj feste ishte edhe këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni.

Lexo edhe

Video