Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që të shtyhet kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që konsumatorët me mbi 50 punëtorë ose që kanë një qarkullim mbi 10 milionë euro të dalin në një treg të hapur energjetik, raporton KosovaPress.
Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna ka thënë se pas një takimi me bizneset, është theksuar dëmi që mund t’i shkaktohet të njëjtave në rast se nuk shtyhet vendimi, kjo për shkak se ato momentalisht nuk janë të përgatitura për të kaluar në treg të lirë.
Ndërsa prezent në këtë takim ai tha se ishte edhe kryetari i bordit të ZRrE-së, Imer Fejzullahi.