Bislimi ka dy fjalë për Listën Serbe, Serbinë dhe “dorën e djathtë” të Radoiçiq

Bislimi ka dy fjalë për Listën Serbe, Serbinë dhe “dorën e djathtë” të Radoiçiq

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka akuzuar Serbinë se duke u distancuar nga sulmi në Zubin Potok, po vepron ngjashëm sikurse në rastin Banjska, ndërkohë që vazhdon të financojë kriminelët serbë, njëri prej të cilëve Nemanja Radivojeviq – Gandi, dora e djathtë e Milan Radoiçiq, është i dyshuari për sulmet që i paraprinë sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc”.

Në një postim në Facebook, Bislimi tha se Lista Serbe u nxitua mbrëmë të distancohej nga sulmi terrorist në kohën kur dihej shumë pak lidhur me rastin, teksa ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq u distancua vetëm për ta sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.


Shpërthimi në Ibër Lepec, flasin nga Termokos-i nëse do të ketë ndërprerje të ngrohjes • KosovaPress

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm. Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit kur e vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun. Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Milan Radoiçiq, i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit. Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termocentraleve që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit – Prishtinës”, ka shkruar Bislimi.

MSH: Uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është i pijshëm • KosovaPress

Lexo edhe

Video