(E përmirësuar)
Gazeta gjermane Bild shkruan se në pjesë të mëdha të Evropës ekziston një shqetësim i madh për negociatat amerikane-ruse.
Sipas informacioneve të Bild, shërbimet e sigurisë perëndimore dhe politikanët kanë frikë se negociatat që filluan dje në Riad mund të çojnë në fund të pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës.
Një zyrtar për siguri nga Evropa Lindore tha për Bild, se sipas informacioneve, bëhet fjalë për kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2021, që nënkuptojnë një tërheqje të trupave amerikane nga të gjitha shtete e NATO-s që iu bashkuan Aleancës Veri-Atlantike pas vitit 1990.
Një skenar i rastit më të keq në të cilin ekspertët kanë më së shumti frikë nga një pushtim i drejtpërdrejtë i ushtrisë ruse në ish-republikat sovjetike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe një luftë në shkallë të gjerë me Poloninë.
“Sipas të dhënave të Bild-it, Italia është duke u përgatitur për tërheqje të mundshme të trupave të SHBA-së nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putin, Aleksandar Vuçiq, dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”, thuhet në artikullin e gazetës gjermane.
Sipas informacioneve në faqen zyrtare të NATO-s, Italia ka 1 mijë e 258 trupa në Kosovë, ndërsa SHBA 602.
Prania e trupave amerikane në zonat afër Rusisë, sipas konsensusit vetëm në shtetet kufitare me Rusinë është garancia më e madhe për pavarësinë e vendeve.
Ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis gjithashtu shpjegon në X:
“Në një mbrëmje të ftohtë dhjetori të vitit 2021, gjatë një takimi të OSBE-së në Stokholm, Lavrov përshkroi atë që ai e quajti “një arkitekturë e re sigurie” për Evropën. Lavrov kërkoi që për stabilitet në Evropë, NATO duhet të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1997, duke u tërhequr nga gjithçka përveç Gjermanisë Lindore. Pra, pse Putin nuk do ta kërkonte këtë në Riad? Duket shumë më tepër se e mundshme.”
“Me largimin e trupave amerikane, Putin mund të fillojë të shohë mundësinë për të aneksuar gjithçka që dëshiron. Politika qetësuese e Biden mund të ishte quajtur një shfaqje dobësie, por një politikë edhe më e dobët do të ishte t’i jepte Putin një pjesë më të madhe të Evropës sesa Ribbentrop i dha Molotov.”