Në javën e gjashtë, vala e gripit në vend ka shënuar rënie.
Grafiku bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tregon se nga 22.506 raste të një jave më parë, kurba është ulur ndjeshëm në 19.117.
Pra, kemi 3.389 raste më pak në të gjithë vendin, kjo bazuar nga hetimi epidemiologjik dhe konsultat me mjekët e familjes, bërë nga të gjitha qendrat shëndetësore, raporton RTSh.
Prirja në kohë e infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme paraqet ulje për të gjitha grupmoshat krahasuar me një javë më parë.
Grupvirozat që qarkulluan në vend prej disa javësh u manifestuan me temperaturë të lartë. Më të prekurit kanë qenë fëmijët deri në 5 vjeç.