Betohen 344 rekrutë të rinj të FSK-së, konsiderohen pasardhës së UÇK-së

Betohen 344 rekrutë të rinj të FSK-së, konsiderohen pasardhës së UÇK-së

344 rekrutë të rinj sot dhanë betimin si ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Këta rekrutë, të cilët janë gjenerata e parë që u certifikuan gjatë këtij viti, nga krerët shtetërorë u konsideruan pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe amanet për mbrojtjen e atdheut.

Në këtë ceremoni, e cila u mbajt në Palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, kishin ardhur shumë familjarë të ushtarëve të rinj, por nuk munguan as krerët shtetërorë.

Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vjosa Osmani tha se ushtria nuk është vetëm një forcë e armatosur, por një përkushtim ndaj sigurisë dhe garanci për paqen. Ajo tha se rekrutët e rinj që u betuan sot janë pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe sot Osmani rikujtoi se Kosova sot është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve, raporton KosovaPress.


Presidentja Osmani tha se rruga euro-atlantike e Kosovës është e qartë dhe e pakthyeshme. Sipas saj, FSK-ja me profesionalizmin e saj po dëshmon se është e denjë që të kontribuojë në sigurinë ndërkombëtare.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh se diplomimi i rekrutëve sot po ndodh në muajin mars, të cilin muaj ai e konsideroi si muajin e lavdisë kombëtare. Kurti theksoi se betimi i ushtarëve të rinj që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës vjen si amanet për mbrojtjen e atdheut.

Në këtë ceremoni u ndanë lëvdata edhe për rekrutët e dalluar, ku për rezultatet e arritura akademike gjatë stërvitjeve u shpërblye rekruti Luan Verbovci, e për performancën më të mirë fizike lëvdatë mori rekrut, Elvis Qitaku, për përkushtim në detyrë më lëvdatë u shpërblyen instruktorët Rafet Gashi dhe Valon Halimi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video