Betohen 344 rekrutë të FSK-së

Janë betuar 344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është gjenerata e parë për vitin 2025.

Ceremonia e certifikimit u mbajt të premten në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj. Aty, përveç familjarëve, morën pjesë edhe krerët shtetërorë.


Presidentja Vjosa Osmani tha, ndër të tjera, se kjo është ditë e veçantë për të gjtihë Kosovën.

Osmani tha se rekrutët që iu bashkuan radhëve të FSK-së po bëhen pjesë e një misioni të shenjtë të mborjtjes së atdhehut, garantimit të sigurisë si dhe mbështetjes së paqes./KosovaPress

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video