Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për deputet me numër 77, ka takuar sot banorët e Lubizhdës së Hasit në Prizren.
Ai ka thënë se Lubizhda e Hasit meriton më shumë investime, zhvillim e kushte më të mira jetese.
“Me banorët, të cilët i kanë qëndruar përherë besnikë AAK-së, diskutuam për sfidat e zgjidhjet që e zhvillojnë këtë fshat. U zotuam se si Koalicion për Kosovën Fituese këtë rajon nuk do ta lëmë pas dore, siç ka bërë qeveria aktuale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
#PerKosovenFituese #AAK137 #BK77
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”