Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit për Kosovën Fituese, Besnik Krasniqi ka thënë se edhe Kurilla, si e gjithë Kosova, “e di se ky vend nuk u shkatërrua pas luftës kur lulëzoi zhvillimi i vendit, por degradoi në regres gjatë këtyre 4 vjetëve të fundit”.
“Para 4 vjetësh, Kurilla dhe gjithë Kosova nuk votuan për ta rikthyer në kujtesë kohën e reduktimeve të rrymës. Kurilla sot e ka të qartë se me Koalicionin për Kosovën Fituese rinisi progresi që u ndërpre nga kjo kastë e shkatërrimtarësh. #PërKosovenFituese #AA137 #BK77”, ka thënë Krasniqi.