Besnik Krasniqi i AAK-së propozon kalimin e Zyrës së Presidencës në Prizren

Besnik Krasniqi i AAK-së propozon kalimin e Zyrës së Presidencës në Prizren

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Krasniqi ka propozuar që Zyra e Presidencës së Kosovës të kalojë në qytetin e Prizrenit.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Prizreni ka historinë, pozitën gjeografike dhe çdo gjë tjetër për t’u bërë kryeqendra e unitetit politik.


Krasniqi theksoi se ky mision është një borxh ndaj atdhetarëve dhe politikanëve që kontribuan në pavarësinë e Kosovës.

“Prizreni – shtëpia e Presidentit të Kosovës! Prizreni ka historinë, infrastrukturën, pozitën gjeografike dhe çdo gjë tjetër për t’u bërë kryeqendra e unitetit politik. Këtë mision të madh ua kemi borxh atdhetarëve e politikanëve të kohës, të cilët ky qytet i bashkëlidhi në përpjekje për liri e pavarësi”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video