Kandidati për deputet i koalicionit për Kosovën Fituese, Besnik Krasniqi së bashku me kandidatët e AAK-së për deputetë, kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, për të ofruar mbështetjen dhe angazhimin e palëkundur për të drejtat e tyre dhe përmirësimin e pozitës së ish-ushtarëve në shoqëri.
Krasniqi i cili në listën e AAK-së, mban numrin 77, ka shkruar në Facebook, se luftëtarët e lirisë janë shtylla e historisë sonë dhe do të jenë gjithmonë prioritet i AAK-së.
“Kryetarit dhe kryesisë, të zgjedhur së fundmi, u urojmë suksese në detyrën për t`i përfaqësuar luftëtarët e UÇK-së që dhanë shumë për çlirimin e vendit”, ka shkruar ai.
Artikull i sponzorizuar.