Besim Mulaj tregon pse vendosi shallin në tubimin përmbyllës të LDK-së

Besim Mulaj tregon pse vendosi shallin në tubimin përmbyllës të LDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj ka treguar pse ka vendosur shallin në tubimin përmbyllës të kësaj partie sonte në Prishtinë.

“Sonte e vendosa shallin, si simbolikë e trashëgimisë së Dr. Ibrahim Rugovës. Por ky nuk është një shall i zakonshëm—në të janë të qëndisur emrat e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.


Ky është kujtimi dhe nderimi ynë për ta, një përkushtim ndaj rrugës që ata trasuan me sakrificë. Liria, demokracia dhe vizioni i Rugovës jetojnë përmes veprave tona. Faleminderit për besimin tuaj!”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video