Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj ka bërë homazhe pranë varrit të një njeriu që la gjurmë të pashlyeshme në Istog dhe më gjerë – ish-kryetarit të komunës dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati.
Besim Luaj ka thënë se Fadil Ferati ishte më shumë se një politikan – patriot i palëkundur, veprimtar i përkushtuar dhe lider vizionar që deshi vendin e tij pa kushte.
“Me punën dhe përkushtimin e tij, ai e ngriti Istogun dhe dha kontribut të çmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike. E nderova dhe pata fatin ta kem bashkëpunëtor, duke mësuar nga urtësia dhe vizioni i tij për të ardhmen. Sot, me përulësi, ndjek rrugën e tij, të bindur se vlerat dhe idealet për të cilat ai punoi duhet të mbeten udhërrëfyese për brezat që vijnë. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Feratit!”, ka shkruar Besim Mulaj në Facebook.
“Artikull i sponsorizuar- zgjedhjet 2025”