Besim Mulaj: Kryeministër Kurti në ikje, kot sillesh “sokaqeve” të Istogut!

Besim Mulaj: Kryeministër Kurti në ikje, kot sillesh “sokaqeve” të Istogut!

Kandidati pë deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj ka thënë se Istogu nuk është vend i aventurave politike të radhës, as shesh ku eksperimentohet me elektoratin. Sipas tij, ky është vendi i besës, i përkushtimit dhe i vlerave të rrënjosura thellë nga vizioni i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Në çdo shtepi të Istogut, fryma rugoviste vazhdon të jetë busulla që udhëzon qytetarët për një Kosovë më të mirë dhe më të drejtë. Qeveria e panikut, e cila zbarkon nëpër qytet me gjipa të zinj, po tenton të fitojë zemrat e istogasëve, por as këto vizita nuk arrijnë të dalin nga terri në të cilin qeveris. Vijnë vetëm natën, sepse janë qeveri e territ”, ka shkruar ai.  

Sipas tij, përkundër përpjekjeve, fryma e LDK-së dhe vizioni rugovist janë të pathyeshme dhe të pakonkurrueshme në këtë tokë.


“Istogu do të mbetet gjithmonë bastion i besës, i vlerave dhe i frymës së LDK-së”, shkruan ai.

#ldk124 #NR79 #FrymaRugoviste #BesaLDK

Artikull i sposorizuar.

Lexo edhe

Video