Besim Alitit i besohet pozita e sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut edhe për 4 vjet

Besim Alitit i besohet pozita e sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut edhe për 4 vjet

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), sonte në mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2025-2028, ka mbështetur propozimin e presidentit Ismet Krasniqi që Besim Alitit t’i vazhdohet pozita e sekretarit të përgjithshëm edhe për një mandat prej katër vjetësh.


Aliti është emëruar në këtë pozitë në shtator 2021. Ai është pjesë edhe e komisionit për EYOF në Komitetin Olimpik të Evropës, anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Puna, përkushtimi dhe sukseset gjatë mandatit të kaluar bënë që Bordi i ri t’i jep mbështetje të fuqishme Besim Alitit, i cili ka një bagazh të madh në sport dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme ndërkombëtare.

Lexo edhe

Video