Benji Madden ka pranuar se “ka frikë” nga gruaja e tij e famshme, aktorja Cameron Diaz, ndërsa ka bërë komente të rralla për martesën e tyre private.
Ai tha se së bashku me vëllain e tij binjak Joel, “frikësohen” nga gratë e tyre, por në kuptimin më të mirë, shkruan Daily Mail, përcjell KosovaPress.
Benji i përshkroi ato si “gra të fuqishme” dhe shtoi se është e pamundur të qëndrojë kundër gruas së tij. Përveç kësaj, Benji dhe Cameron kanë dy fëmijë dhe janë martuar në vitin 2015. Benji shpjegoi se ai dhe Joel i respektojnë shumë gratë e tyre dhe se janë “partnerë” në marrëdhëniet e tyre.
Cameron gjithashtu ka shpërndarë se ajo dhe Benji shkojnë në terapi për të mbajtur lidhjen e tyre të fortë, duke punuar çdo ditë për të zgjidhur çështjet dhe për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin.