Një grevë kombëtare ka prekur udhëtimin në Belgjikë më 13 janar. Përveç fluturimeve, janë prekur edhe trenat lokalë, rajonalë e kombëtarë.
Kryesisht është prekur transporti publik, si dhe shumë shkolla janë mbyllur.
Greva u thirr kundër planeve për reformat e mundshme të pensioneve.
Raportohet për anulimin e 40 për qind të fluturimeve për dhe nga Aeroporti i Brukselit. Kjo erdhi pasi personeli ndërpreu punën.
Mbërritjet në aeroportin e Brukselit janë më pak të prekura sesa nisjet, por ka ende shumë anulime.
Anulime pritet të ketë gjatë gjithë ditës.
E shërbimet brenda aeroportit, të tilla si bagazhet, mund të jenë më të ngadalta se zakonisht për shkak të mungesës së stafit.
⚠ Due to a national #manifestation & #strike by handlers & security staff on 13/1, airport operations will be disrupted. Several flights will be cancelled/ rescheduled, impacted passengers will be notified by their airline. Public transport will also be impacted.
— Brussels Airport (@BrusselsAirport) January 10, 2025
➡ For more… pic.twitter.com/if17dS84zZ