Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu ka mbajtur sonte takim me elektoratin në Vushtrri.
Ai ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se fitorja e PDK-së më 9 shkurt do të hapë perspektivën për qytetarët.
“Sonte në Vushtrri mbajta një takim fantastik me mbështetësit e PDK-së dhe Bedri Hamzës. Ju jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që më keni dhënë tash e disa mandate si deputet. Rrugëtimi ynë i përbashkët gjatë luftës dhe pas saj do të kulmojë me fitoren e PDK-së më 9 shkurt, për ta hapur perspektivën për të gjithë qytetarët e Kosovës. Faleminderit Vushtrri për mbështetje”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”