Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu me numër 109, ka marrë pjesë në takimet në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku ka takuar qytetarët e Lagjes së Spitalit dhe Matit.
Ai ka thënë se kishte një interesim të madh për të dëgjuar programin fitues të PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza.
“Faleminderit për mbështetjen e madhe që po na jepni çdo ditë në çdo lagje dhe fshat të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”