Behrami: U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së dhe Hashim Thaçit

Behrami: U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së dhe Hashim Thaçit

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë.

Kandidati për deputet nga PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit e ka vlerësuar lart fjalimin e sotëm të Edi Ramës duke thënë se kryeministri shqiptar si gjithmonë është një mbështetës i jashtëzakonshëm i krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se njëjtë si Edi Rama, po kërkon tash e katër vjet një komision hetimor për Dhomat e Specializuara të Kosovës.


Postimi i plotë:

Si gjithmonë-një mbështetës i jashtëzakonshëm i Hashim Thaçit i Kadri Veselit dhe krerëve të UÇK-së. Habia e Edi Ramës është habi e imja tash e katër vjet.

Ka katër vjet që kërkojmë ngritjen e një komisioni hetues për Gjykatën. Dhe në legjislaturën e re është gjëja e parë që duhet ta bëjmë. Sot, shqiptarët e Kosovës duhet të ndihen keq, kokulur. Institucionet e Kosovës duhet të ndihen të poshtëruara. U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së, vlerat e Hashim Thaçit dhe të krerëve të UÇK-së. Edi Rama – zë i fuqishëm në Parlamentin e Shqipërisë. Edi Rama – zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian. Edi Rama – zë i fuqishëm në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Edi Rama – zë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

Lexo edhe

Video