Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka komentuar në një video mungesën e energjisë elektrike dhe reduktimet e vazhdueshme në kohë dimri në Kosovë.
Ai ka shkruar edhe në Facebook se për Martinat dhe Nagipat, kryeministri Albin Kurti ofron rrymë me tension të lartë e për qytetarët me tension të ulët.
“Trefazësh për Martinat dhe Nagipat, njëfazësh për qytetarët! Koha me ia ndal dritat Qeverisë së urrejtjes dhe territ. Koha me ndez dritat e bashkimit, të zhvillimit dhe transformimit të Kosovës”, ka porositur Behrami.