Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami bashkë me kandidatin për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, i kanë shprehur ngushëllime familjes për humbjen Haxhi Thaçit.
Gjatë vizitës në familjen e ish presidentit, Behrami është shprehur pesimist nëse Thaçit do t’i lejohet nga Haga të vijë në varrim, pasi siç tha ai, në Gjykatën Speciale ku po gjykohet ai ka “padrejtësi”.
Behrami i cili po ashtu ka siguruar votat për deputetë nga radhët e PDK-së, u shpreh se duke parë padrejtësitë që në vazhdimësi ka përdorur kjo Gjykatë ndaj krerëve të UÇK-së, personalisht nuk beson se Thaçi do të lejohet të paktën nesër që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vdekur të dielën në orët e vona, derisa nuk dihet nëse Gjykata Speciale do t’i jap leje Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.
Lexo edhe:
https://kosovapress.com/a-do-ti-lejohet-thacit-te-marre-pjese-ne-varrimin-e-babait/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…