Arbër Behluli, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë fushatës zgjedhore është duke zhvilluar takime me qytetarët të shumtë.
Ai u shpreh i emocionuar gjatë rikthimit në shkollën “Ismail Qemali”, në Prishtinë.
“Emocion i veçantë të rikthehem në shkollën ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, në një takim shumë të mirë me qytetarët, aty ku pas luftës u transferova për të ndjekur shkollën fillore. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pikërisht nga kjo shkollë, ku dikur mësova vlera të jashtëzakonshme, sot po angazhohemi për të ndërtuar një të ardhme ma të mirë për fëmijët tanë. Ndihem krenar që në çdo lagje, qytetarët të cilët ia duan të mirën Prishtinës dhe Kosovës po bashkohen për #MaMirë. Ne kemi një ëndërr për Kosovën, dhe bashkë me secilin prej jush, do ta bëjmë atë realitet!”, ka shkruar Behluli.
Ai ka zhvilluar takim edhe me të rinjë e studentë të Prishtinës ku premtoi bursna studentore.
“Takim i jashtëzakonshëm në Prishtinë me të rinj dhe studentë, ku diskutuam për mundësitë dhe sfidat e arsimit. Me Bedri Hamzën Kryeministër, çdo vit do të investojmë 25 milionë euro në bursa studentore, duke u dhënë të rinjve të Kosovës mundësinë të studiojnë brenda dhe jashtë vendit. Ky investim do t’i ndihmojë ata të rriten profesionalisht dhe të jenë gati për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Behluli në rrjetin social Facebook.
Artikull i sponsorizuar