Begaj mirëpret hapjen e negociatave: Vendimi i sotëm afirmon progresin e Shqipërisë

Begaj mirëpret hapjen e negociatave: Vendimi i sotëm afirmon progresin e Shqipërisë

Këshilli Evropian miratoi sot konkluzionet për zgjerimin e BE-se që mbulojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në konkluzionet për Shqipërinë, Këshilli mirëpret hapjen e grup-kapitujve “Themeloret” në në konferencën e dytë ndërqeveritare më 15 tetor 2024 dhe hapjen e grup-kapitujve “Marrëdhëniet e Jashtme”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mirëpritur hapjen e negociatave për grupin e gjashtë.

Presidenti Begaj ka shkruar në X se vendimi i sotëm afirmon progresin solid të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në të ardhmen e afërt.


“Ne mirëpresim hapjen e negociatave për grupin e gjashtë. Vendimi i sotëm afirmon progresin solid të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Begaj në X.

Këshilli vlerëson objektivin e qeverisë për të vazhduar progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së, nxit të gjitha forcat politike të ndjekin planin e tyre ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit dhe pret të jetë në gjendje të hapë grupe të mëtejshme negociuese sa më shpejt të jetë e mundur, pas plotësimit të kushteve.

https://kosovapress.com/rama-shqiperine-ta-bejme-evrope-te-ballkanit-perendimor

Lexo edhe

Video