Bedri Hamza: Rahovecin do ta lidhim me autostradë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit dhe i ka vizituar disa biznese në këtë qytet.

Hamza ka thënë se pa e përkrah ekonominë, shteti nuk zhvillohet.

“Një degë e rëndësishme e ekonomisë është edhe bujqësia dhe agrobiznesi. Kështu, ato që i kemi thënë dhe që e keni dëgjuar prej nesh, i qëndrojmë prapa. E di që duhet t’i rrisim subvencionet edhe për bujqësinë, edhe për vreshtarinë, edhe për sistemet e ujitjes, edhe për sistemin e serrave, edhe për agro-turizmin, si dhe t’ua lehtësojmë juve në Rahovec, pasi keni mbetur pak si larg autostradës”, ka thënë ai.


Hamza tha se nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, buxheti për barna do të dyfishohet.

“150 milionë euro çdo vit për barna esenciale për të sëmurët me sëmundje kronike, sëmundje të kancerit dhe për të moshuarit…”, ka thënë Hamza.

Lexo edhe

Video