Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shprehur shqetësim për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së.
Ajo tha se tarifat janë taksa të këqija për bizneset dhe për konsumatorët, në SHBA dhe BE.
“Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Tarifat janë taksa – të këqija për bizneset, më keq për konsumatorët, në SHBA dhe BE. BE-ja do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të negociuara, duke ruajtur interesat e saj ekonomike”, tha ajo.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA.
Presidenti pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e makinave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA, përcjell KosovaPress.
https://kosovapress.com/trump-njofton-per-tarifa-te-reja-prej-25-per-importet-e-makinave-ne-shba/
I deeply regret the U.S. decision to impose tariffs on EU automotive exports.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 26, 2025
Tariffs are taxes – bad for businesses, worse for consumers, in the US and the EU.
The EU will continue to seek negotiated solutions, while safeguarding its economic interests ↓
/KosovaPress/