Bastisje në Mitrovicë, policia sekuestron një armë e disa fishekë

Bastisje në Mitrovicë, policia sekuestron një armë e disa fishekë

Policia e Kosovës gjatë një bastiste në Mitrovicë ka arrestuar një person. Me ç’rast ky kontroll është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e tipit pistoletë me disa fishekë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollin në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 8 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video