Bashkëshortja e Thaçit përfundon vizitën te ish-presidenti në EULEX

Bashkëshortja e Thaçit përfundon vizitën te ish-presidenti në EULEX

Ka përfunduar edhe vizita e bashkëshortes së ish-presidentit Hashim Thaçi, tek ky i fundit, i cili po vazhdon të qëndrojë në zyrat e EULEX-it.

Më herët ish presidentin e vizituan edhe vëllezërit e tij, të cilët thanë se ai është mirë me shëndet, derisa bën të ditur që e kanë të ndaluar të flasin më gjatë. Kjo është hera e parë që Thaçi qëndrojë kaq gjatë në EULEX, që nga paraburgimi i tij në vitin 2020.

Ndërkohë, para EULEX-it vazhdojnë të qëndrojnë qytetarë të cilët po mbajnë në duar pankarta të ndryshme në shenjë mbështetjeje për ish-presidentin.


Thaçi dje ka qëndruar në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, si dhe ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij. Ai më pas është ndërguar në zyret e EULEX-it në Prishtinë, derisa ende nuk dihet se kur ai do të largohet për në Hagë.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video