Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor, bleu 933 milionë euro më 2024

Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor, bleu 933 milionë euro më 2024

Banka e Shqipërisë (BSH) ka ndërhyrë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore, duke ndikuar në rritjen e likuiditetit të sistemit bankar me 36.80 miliardë lekë në tremujorin e katërt 2024.


Sipas njoftimit zyrtar të publikuar sot nga BSH-së, në total gjatë vitit 2024, janë blerë nga bankat e nivelit të dytë 932,80 milionë euro, prej të cilave 649 milionë euro kanë qenë me objektiv ruajtjen e nivelit në kursin e këmbimit, raporton ATSH, përcjell KosovaPress.

Në kalendarin e publikuar për 2025, BSH synon të blejë 270-350 milionë euro, nëpërmjet 22 ankandeve kundrejt 20 ankandeve që u realizuan në vitin 2024.

Lexo edhe

Video