Avdyli largohet nga Llapi

Avdyli largohet nga Llapi

Portier Ilir Avdyli ka njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimin e tij më klubin e futbollit “Llapi”. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimië në ‘Facebook’ ku ka theksuar se marrëveshja për ndërprerje të bashkëpunimit është bërë së bashku me drejtuesit e klubit nga Podujeva.


“Me anë të këtij postimi ju njoftoj se me marrëveshje të dyanshme në mes meje dhe klubit, pas një rrugëtimi prej 3 vite e gjysmë, bashkëpunimi me K.F Llapi ka përfunduar. Shfrytëzoj rastin që të falenderoj presidentin e klubit z.Beqir Batatina për korrektësinë, kryetrainerin z.Tahir Batatina dhe ndihmësit e tij për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka shkruar Avdyli.

Ai ka falenderuar edhe bashkëlojtarët si dhe  tifozët e klubit “LEGJENDAT” për mbështetjen maksimale gjatë këtyre viteve.

Lexo edhe

Video