Atmosferë e tensionuar proteste në Beograd

Atmosferë e tensionuar proteste në Beograd

Tensionohet  atmosfera në Beograd para protestës. Studentët që kanë bërë thirrje për protestë, kanë bërë të ditur se në orën 16:00 do të ketë dy tubime, para Kuvendit të Serbisë, por edhe te Slavija, ku do të ketë skenë, kor dhe folës.

“Studentët që duan të mësojnë” po kampojnë në parkun e Pionerit para Kuvendit të Serbisë, të rrethuar me traktorë dhe dyshohet se mund të ndodhin incidente të reja. Gazetarët e Danas raportojnë se në qendër janë vendosur pjesëtarë të Xhandarmërisë. Bllokada po mbahen në disa lokacione në Beograd gjatë paradites, pasuar nga marshime proteste dhe bashkim kolonash në qendër, raporton Danas.

Mijëra qytetarë dhe traktoristë të mbledhur në Fakultetin e Bujqësisë janë nisur drejt rrethrrotullimit në Beogradin e Ri për t’iu bashkuar kolonës tjetër. Prej aty, të gjithë së bashku drejtohen drejt qendrës së qytetit. Ndërkohë, Partia Liri dhe Drejtësi njoftoi në rrjetin X se një incident ka ndodhur në Zharkovë, ku një veturë ka goditur turmën duke lënduar disa persona.


Ndërkohë, disa qindra qytetarë ndodhen tashmë në Kuvendin e Serbisë, ku janë dislokuar forca të forta policore.

Situata është e qetë, megjithëse atmosfera është e zhurmshme, transmeton KosovaPress.

Studentët në bllokadë nga ETF dhe Arkitekturë kanë njoftuar në Instagram se tubimi qendror në ora 16:00 do të mbahet në Slavija në vend të Kuvendit të Serbisë për arsye sigurie, përkatësisht se fjalimet do të mbahen në Slavija. Pra, skena, kori dhe fjalimet do të jenë në Slavija.

Lexo edhe

Video