Atletico Madrid ka gjithçka për të bërë në ndeshjen e dytë të UEFA Champions League ndaj rivalëve të qytetit Real Madrid, pasi humbi ndeshjen e parë 2-1 javën e kaluar në “Bernabéu”, shkruan KosovaPress.
Ajo disfatë e zgjeroi sekuencën e tyre të ndeshjeve kokë më kokë pa fitore në katër ndeshje, kështu që presioni është mbi skuadrën e Diego Simeones pasi ata duhet të fitojnë të paktën me një gol epërsi për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
“Los Colchoneros” e presin me optimizëm këtë ndeshje pasi ata kanë humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit të UCL në shtëpi dhe janë të pamposhtur në ndeshjet me eliminim direkt të UCL në shtëpi që nga marsi 1997.
Te Reali ishte në dyshim paraqitja nga minuta e parë e lojtarit kryesor të skuadrës, Kylian Mbappe i cili së fundi pati një shqetësim muskular por që është rikuperuar me kohë dhe Carlo Ancelotti e ka aktivizuar atë si startues transmeton KosovaPress.
Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e zyrtare:
Atletico Madrid: Oblak, Llorente, Gimenez, Lenglet, Reinildo, Giuliano, De Paul, Barrios, Gallagher, Griezmann, Alvarez.
Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rudiger, Mendy; Tchouameni, Modric, Bellingham; Rodrygo, Vinicius, Mbappe.