Atletico humb hapin për titull pas barazimit të papritur

Atletico humb hapin për titull pas barazimit të papritur

Skuadra e Atletico Madrid ishte në prag të humbjes si vendës sot ndaj Villarreal.

Mysafirët zhvilluan ndeshje shumë të mirë duke i shkaktuar telashe serioze ekipit pretendues për titull.

Gerard Moreno solli Villarreal në epërsi nga penalltia në minutën e 29-të me të cilin rezultat 0:1 përfundoi edhe pjesa e parë.


Madrilenët arritën deri te barazimi me golin e Samuel Lino, vetëm 12 minuta pasi hyri në lojë në pjesën e dytë, për epilogun 1:1.

Në këtë mënyrë Atletico Madrid dështon të merr kreun e tabelës nga rivali i madh i qytetit Real.

Klubi mbretëror prin me 46 pikë, por një ndeshje më pak, ndërsa ekipi i drejtuar nga argjentinasi Diego Simeone mbetet në pozitën e dytë me 45 pikë. Barcelona renditet e treta me 39 pikë.

Lexo edhe

Video