Athletic Club demolon Valladolid

Athletic Club demolon Valladolid

Athletic Club ka mposhtur sot në Bilbao skuadrën Real Valladolid me rezultatin 7:1, në kuadër të javës së 25-të të La Ligës spanjolle në futboll.

Golin e parë për ekipin nga “Sa Mames” e shënoi Mikel Jauregizar në minutën e 10-të.

Nico Williams ngriti epërsinë në minutën e 35-të pas asistimit të Yuri Berchiche. Ky i fundit ishte asistues edhe te goli i tretë përmes Maroan Sannadi tetë minuta m vonë.

Mesfushori Oihan Sancet në minutën e dytë të kohës shtesë shënoi edhe golin e katërt, pas asistimit të Mikel Jauregizar.


Senegalezi Mamadou Sylla shënoi golin e nderit për ekipin e tij për 4:1.

Valladolid nga minuta e 57-të mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Stanko Juriq u ndëshkua me karton të kuq.

Këtë e shfrytëzoi ekipi vendës duke shënuar gola të tjerë për fitoren e thellë. Nico Williams shënoi për 5:1 në minutën e 67-të, ndërsa tre minuta më vonë Gorka Guruzeta 6:1. Inaki Williams tre minuta para përfundimit të takimit shënoi për epilogun prej 7:1.

Pas kësaj fitoreje, e 12-ta në këtë sezon, skuadra Athletic renditet e katërta me 48 pikë, e cila i siguron aktualisht kualifikimin për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Valladolid mbetet në fund të tabelës me 15 pikë.

Lexo edhe

Video