Atalanta e Gjimshitit fiton, Mateo Retegui barazon rekordin 75-vjeçar

Atalanta e Gjimshitit fiton, Mateo Retegui barazon rekordin 75-vjeçar

Futbollistët e Atalanta kanë shënuar fitore në udhëtim ndaj skuadrës Como 1907 me rezultat 2:1, në një ndeshje të vështirë të xhiros së 22-të në Serie A.

Ekipi i Berat Gjimshtit, i cili ishte pjesë e formacionit startues, arriti të sigurojë fitoren e 14-të në këtë edicion të garave në pjesën e dytë brenda vetëm dhjetë minutash.


Skuadra vendëse erdhi në epërsi me golin e Paz në minutën e 30-të pas asistimit të Fadera, me të cilin rezultat 1:0 përfunduan edhe 45 minutat e para.

“Kaltër-zinjtë” nga Bergamo barazuan shifrat me golin e Mateo Retegui në minutën e 70-të pas asistimit të Brescianini.

Mateo Retegui shënoi serish gol dhjetë minuta më vonë për fitoren e madhe, por të vështirë për Atalanta, e cila lufton për titullin e kampionit. Njëherësh Retegui arriti kuotën prej 16 golave në këtë edicion duke u bërë lojtari i dytë i me më shumë se 15 gola, duke barazuar rekordin e skuadrës, i cili mbahej deri më tash nga Jorgen Leschly Sorensen – sezoni 1950/51.

Lexo edhe

Video