Asgjësohen 40.751 kg ushqime të pasigurta në Maqedoni të Veriut

Asgjësohen 40.751 kg ushqime të pasigurta në Maqedoni të Veriut

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoni të Veriut, njoftojnë se janë asgjësuar mbi 40 ton ushqime të pasigurta nga një depo ilegale në Shkup.


Nga AUV thonë se MPB gjithashtu ka gjetur 360 kilogramë produkte të mishit dhe ëmbëlsira në një automjet për transport të mallrave, të cilat gjithashtu janë asgjësuar,raporotn TV 21.

“Pas njoftimit nga MPB-ja se në lagjen Maxhari në Shkup funksionon një depo ilegale e ushqimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në objekt ilegale ku mbaheshin ushqime me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Në objektin që shërbente si depo ushqimore, e cila nuk është e regjistruar në AUV si operator, shërbimet inspektuese të Agjencisë gjetën 40.751 kilogramë produkte të pasigurta (mish të thatë dhe ëmbëlsira), për të cilat është lëshuar vendim dhe të cilat janë asgjësuar”, thonë nga AUV.

Lexo edhe

Video