Artistët publikojnë albumin e heshtur në protestë kundër “AI”

Artistët publikojnë albumin e heshtur në protestë kundër “AI”

Mbi 1,000 muzikantë, përfshirë Annie Lennox, Damon Albarn dhe Kate Bush, publikuan të martën një album të heshtur në protestë ndaj ndryshimeve të propozuara në ligjin e të drejtave të autorit nga qeveria britanike, që lejon Inteligjencën Artificiale (AI) të përdorë pa licencë materialet e mbrojtura.


Propozimi i ri do t’u mundësojë zhvilluesve të AI të përdorin përmbajtje on-line për të trajnuar modelet, përderisa krijuesit mund të “shkarkojnë” përdorimin e punës së tyre, shkruan BBC News.

Artistët shpresojnë se albumi, “A është kjo ajo që duam?”, do të tërheqë vëmendje për pasojat në industrinë muzikore. Fitimet do t’i dhurohen bamirësisë Help Musicians. Ndërsa qeveria po konsultohet për propozimet, kritikët thonë se është e pamundur për artistët të kontrollojnë përdorimin e punës së tyre nga shumë kompani AI.

Lexo edhe

Video